Haaland nuk kursen, blen Mercedes me edicion të limituar prej gjysmë milioni euro

3 Prill 2026
7:35
Alfred Lleshi
back button

Erling Haaland ka shpenzuar 400.000 sterlina (pak mbi 460 mijë euro) për një supermakinë shumë të rrallë Mercedes, duke e shtuar në koleksionin e tij luksoz prej rreth 10 milionë sterlinash. Sipas “The Sun”, sulmuesi i Manchester City ka blerë një “Maybach Virgil Abloh” në edicion të limituar, me vetëm 150 njësi të prodhuara. Bëhet fjalë për një limuzinë luksi, variant i personalizuar i klasës S, i realizuar në bashkëpunim me stilistin e ndjerë Virgil Abloh.

Mercedes-Maybach S-Class parked on a cobblestone road in front of a modern building with a hexagonal pattern.

Makina është përfunduar para vdekjes së tij më 2021 dhe sot është objekt koleksioni. Haaland është parë duke e drejtuar në Cheshire. Ajo ka një dizajn unik dyngjyrësh: pjesa e sipërme e zezë dhe pjesa e poshtme në ngjyrë rëre, me detaje të firmosura nga Abloh në brendësi.
Interior of the Mercedes-Maybach S-Class, featuring a white steering wheel, digital dashboard, and infotainment screen.

Vjen me motor V12 biturbo 6.0 litra, shpejtësi maksimale 250 km/h dhe përshpejtim 0-60 mph në 4.5 sekonda. Kostoja? Më pak se një javë punë për Haaland, që fiton 500.000 sterlina në javë, ndërsa koleksioni i tij përfshin edhe Aston Martin, Rolls-Royce dhe Porsche.

The interior of a Maybach S-Class, with champagne flutes on a console between two luxurious white seats.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit