Dy emra surprizë në finalen e Roland Garros për femra, numri 114 në botë sfidon favoriten ruse

5 Qershor 2026
8:15
Telesport
back button

Tenistja polake Maya Chwalinska dhe ajo ruse Mirra Andreeva janë dy finalistet e grand slam-it të Roland Garros për femra. Një finale surprizë, pasi askush nuk e kishte menduar se përballë njëra tjetrës do të ishin këto dy teniste.

19-vjeçarja Andreeva është numri 8 në botë, konsiderohet një teniste në rritje dhe për herë të parë arrin në finalen e një grand slam, ku shihet si favorite. Në gjysmëfinale, ajo mundi 2-0 (6-1, 6-3) ukrainasen Marta Kostyuk, në një ndeshje pa histori.

Më i vështirë kualifikimi i Chwalinska, aktualisht numri 114 në botë. në gjysmëfinale, ajo triumfoi 2-0 (7-6, 6-4) ndaj ruses Diana Shnaider. Polakja nuk ka fituar kurrë një turne të madhe dhe nuk kishte shkuar më shumë se raundi i dytë në një grand slam.

Gjysmëfinale-Femra

Diana Schanider – Maya Chwalinska, 0-2

Marta Kostuyk – Mirra Andreeva, 0-2

Gjysmëfinale-Meshkuj

Matteo Arnaldi – Flavio Cobolli

Jakub Mensik – Alexander Zverev

Lajme të tjera

Lajmet e fundit