Boksieri amerikan Deontay Wilder fitoi me “split decision” (vendim i ndarë) duelin me britanikun Dereck Chisora, sfidë e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës. Një përballje interesante dhe emocionuese mes dy prej veteranëve të peshës së rëndë.
Për të dy boksierët kjo ishte sfida e 50-të në karrierë dhe të dy dëshironin fitoren në këtë përballje jubilare. Por në fund, dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Wilder (115-111 dhe 115-113), ndërsa njëri ia dha fitoren Chisora (115-112).
Ishte një ndeshje që për Chisora (42 vjec) mund të shënojë fundin e karrierës së tij (36 fitore e 14 humbje), ndërsa për 40-vjecarin Wilder (45 fitore, 4 humbje e 1 barazim) rindizen shanset për një duel për titullin kampion bote në peshën e rëndë.
Një duel ku të dy boksierët përfunduan në tapet e megjithatë të dy shkuan deri në fund të 12 raundeve. Gjuajtje të forta, gati-gati dramatike, rrëzime dhe një përleshje e vazhdueshme për 12 raunde ka argëtuar audiencën e shumtë në stadium.
Të dy boksierët pësuan rrëzime në rundin e 11-të, Chisora fillimisht ra përmes litarëve përpara se Wilder të rrëzohej gjithashtu nën peshën e një goditjeje të Chisorës. Të nxitur nga një atmosferë e zhurmshme, ata vazhduan të përballeshin kokë më kokë deri në një gongun final.







