Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale play off të Superligës në volejboll për meshkuj, duke përcaktuar dy skuadrat e fundit gjysmëfinaliste Skënderbeu e Erzeni avancojnë në gjysmëfinale, ku janë kualifikuar më herët Partizani e Tirana.
Mjaft e bukur sfida e luajtur në Shkodër, ku Erzeni fitoi 3-2 ndaj Vllaznisë pas më shumë se dy orësh lojë (28-26, 25-15, 21-25, 24-6, 15-13). Një ndeshje e dueluar deri në fund, me të dyja ekipet që e kërkuan fitoren, por në fund triumfuan shijakasit.
Disi më e lehtë fitorja e Skënderbeut, që në kryeqytet mundi 3-0 Studentin (25-19, 25-23, 29-27). Pas një seti të parë të dominuar nga korçarët, në dy të tjerat Studenti rivalizon dhe synon të rihapë lojën, por në momentet e fundit korçarët janë më të saktë.
Çerekfinale-Meshkuj
Nd.1, Skënderbeu – Studenti, 3-0
Nd.1, Erzeni – Vllaznia, 3-0
Nd.2, Studenti – Skënderbeu, 0-3 (0-2 me ndeshje)
Nd.2, Vllaznia – Erzeni, 2-3 (0-2 me ndeshje)
*Partizani dhe Tirana janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale







