Inter mbyll marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit kolumbian, kushton 10 milionë euro

17 Korrik 2024
10:04
Telesport
back button

Mbrojtësi kolumbian i krahut të majtë Juan Cabal është gjithnjë e më afër Inter. Sipas “Sky Sport”, klubi zikaltër ka arritur një marrëveshje si me skuadrën e Verona ashtu dhe me lojtarin dhe për të mbyllur operacionin e transferimit.

Tashmë mungon vetëm drita jeshile nga pronarët e Oaktree. Bëhet fjalë për një transferim që do t’i kushtojë 10 milionë euro Inter. Cabal, 23 vjeç, duhet të plotësojë boshllëkun e lënë në skuadër nga dëmtimi i Buchanan.

Lojtari luan prej dy sezonesh në Serie A, i aktivizuar në 33 ndeshje në total. Ai ka një kontratë deri në vitin 2027 me Verona. Nuk dihet nëse do të vijë tek Inter në formë huazimi me të drejtë blerje apo jo.

Ardhja e Cabal ishte një hap i detyrueshëm për Inter për të përballuar urgjencën në mbrojtje që lindi pas dëmtimit të Buchanan në Kupën e Amerikës. Një investim edhe për të ardhmen ky nga ana e kampionëve të Italisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit