Bayern nuk përmbahet, planifikon goditjen e bujshme të dyfishtë

17 Korrik 2024
11:19
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich po planifikon një transferim të bujshëm të dyfishtë përpara sezonit të ri.

Bayerni, që nuk fitoi asnjë titull sezonin e kaluar, tashmë ka përforcuar skuadrën, e cila do të drejtohet nga trajneri i ri Vincent Kompany.

Michael Olise dhe Joao Palhinha kanë zbarkuar në Allianz Arena këtë verë.

Te Bayerni ka mbërritur edhe mbrojtësi Hiroki Ito, i marrë nga Stuttgart.

Dhe skuadra e Kompany po kërkon më shumë përforcime, me Florian Plettenberg që pretendon se gjigantët e Bundesliga-s po përpiqen të nënshkruajnë me Desire Doue dhe Xavi Simons.

Doue, 19 vjeç, luajti te Rennes sezonin e kaluar dhe ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e Paris Saint-Germain, që shpreson ta mbajë mesfushorin francez në Ligue 1.

Për Doue, Fabrizio Romano ka thënë se do të vendosë se cilit klub do t’i bashkohet, me një vendim që pritet në ditët në vijim.

PSG bëri ofertën e parë të mërkurën dhe do të shtyjë për nënshkrimin e tij në bisedime të mëtejshme.

Sa i përket Bayernit, oferta e tyre e parë u refuzua nga Rennes, por ata po planifikojnë të bëjnë një ofertë tjetër.

Simons, ndërkohë, është në zotërim të PSG-së, por një largim nga Parisi duket se është në horizont mes spekulimeve intensive të merkatos.

21-vjeçari, i cili shënoi për Holandën kundër Anglisë në gjysmëfinalet e Euro 2024, është folur për një kalim te Manchester United.

Por “Djajtë e Kuq” përballet me një konkurrencë të ashpër nga Bayerni, i cili gjithashtu po ndjek yllin holandez.

Sipas Plettenberg, skuadra gjermane jo vetëm e sheh atë si sulmues krahu, por edhe si një numër 10 – dhe do ta aktivizonte atë pas Jamal Musiala dhe përballë Palhinhas.

Lajmi shpjegoni se nëse transferimet nuk realizohen, atëherë Bayern mund të marrë në konsideratë Dani Olmon, heroin e Spanjës në Euro 2024.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit