PSG, Luis Enrique shpërthen ndaj gazetarëve: “6 ndryshime? Nëse nuk e kuptoni këtë, nuk kuptoni asgjë”

20 Prill 2026
11:09
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i PSG, Luis Enrique, analizoi humbjen 2-1 në shtëpi ndaj Olympique Lyon, pas një paraqitjeje të fortë të skuadrës së Fonseca. Ai justifikoi rotacionin e madh dhe foli edhe për garën në Ligue 1.

“Juve gazetarëve ju pëlqente një kampionat më i luftuar? Ja, tani e keni”, – tha spanjolli me ironi. Ai theksoi se PSG kishte bërë 23 goditje dhe kishte humbur një penallti: “Kjo është fotografia e ndeshjes”. Sipas tij, Lyon shfrytëzoi kundërsulmet dhe shënoi 2 herë me vetëm 5 goditje.

Luis Enrique nënvizoi se skuadra do të luajë çdo tri ditë: “Duhet ta përdorim gjithë skuadrën, kemi 9 ndeshje në 27 ditë”. Ai shtoi se 6 lojtarë nuk ishin titullarë të zakonshëm dhe kjo do të vazhdojë.

Kur u pyet për ndryshimet në formacion, Enrique shpërtheu: “Nëse nuk e kuptoni këtë, nuk kuptoni asgjë”. Ai theksoi se prioritet janë si Champions League, ashtu edhe Ligue 1. Luis Enrique foli edhe për përballjen me Bayernin në gjysmëfinalet e Champions League:

“Tani do të përballemi me një nga skuadrat më të mira në Europë në këtë moment, por ne jemi kampionët në fuqi. Është e vështirë të parashikosh çfarë do të ndodhë. Nuk ka rëndësi kush është favoriti. Ajo që ka rëndësi është ajo që ne do të tregojmë në fushë”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit