Lakers triumfojnë në kohën shtesë, fitore jashtë fushe edhe për Boston e San Antonio

25 Prill 2026
8:54
Telesport
back button

Lakers arritën sot një fitore të madhe në fushën e Phoenix me shifrat 112-108, duke udhëhequr 3-0 serinë e takimeve cerekfinale. Një ndeshje e vendosur në kohën shtesë, ku protagonist për kalifornianët ishte LeBron James, autor i 29 pikëve dhe 13 rebound. Për Houston u dallua Sengun me 33 pikë, por që s’mjaftuan.

Në Konferencën e Perëndimit fiton edhe skuadra e San Antonio, që triumfoi 120-108 në shtëpinë e Portland dhe tashmë udhëheq 2-1 serinë  e ndeshjeve. Castle me 33 pikë dhe Harper me 27 pikë u dalluan për Spurs, ndërsa 29 pikët e Holiday për vendasit mbetën për statistikë.

Vetëm një ndeshje e luajtur në Lindje, ku ekipi i Boston mposhti 108-100 Philadelphia dhe tashmë udhëheq 2-1 serinë. Fitore e vështirë jashtë fushe për Celtics, ku Tatum dhe Brown realizuan nga 25 pikë secili. Për vendasit, Maxey shënoi 31 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Konferenca e Lindjes, cerekfinale

(1-8), Detroit – Orlando, (1-1)

(2-7), Boston – Philadelphia, 108-100 (2-1)

(3-6), New York – Atlanta, (1-2)

(4-5), Cleveland – Toronto, (2-1)

Konferenca e Perëndimit, cerekfinale

(1-8), Oklahoma – Phoenix, (2-0)

(2-7), San Antonio – Portland, 120-108 (2-1)

(3-6), Denver – Minnesota, (1-2)

(4-5), Lakers – Houston, 112-108 (3-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit