Kimmich: Nuk e prisja të ishte ndeshje kaq e hapur, mund të bënim më shumë

29 Prill 2026
8:14
Alfred Lleshi
back button

“Mendoj se pritej të ishte një ndeshje nga njëra portë te tjetra, por nuk e prisja të ishte kaq e hapur. Ndihem çuditshëm pas ndeshjes sepse humbëm me një gol diferencë. Në një moment ishim tre gola në disavantazh, u rikthyem dhe kishim ndjesinë se duhej ta barazonim. Sidomos në fund, Parisi dukej i lodhur, kishin ngërçe dhe po luanin me kohën. Ne patjetër ndjemë që kishim një shans.

Sinqerisht, mendoj se ishim shumë të mirë në fillim, në 15-20 minutat e para. Duhej të shënonim golin e dytë. Më pas i lejuam PSG të hynte në lojë për shkak të një gabimi në ndërtimin e aksionit, pas kësaj ata u përmirësuan.

Është shumë bezdisëse që pësuam sërish nga një goditje standarde, nuk duhet ta lejojmë këtë. Megjithatë, treguam një reagim shumë të mirë. Në rregull, ata patën edhe një kundërsulm dhe goditën shtyllën, por në përgjithësi mbetet ndjesia se kemi ende më shumë për të dhënë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit