Detroit dhe Cleveland dy gjysmëfinalistët e fundit, përcaktohen 4 ekipet më të mira në secilën Konferencë

4 Maj 2026
8:16
Telesport
back button

Janë luajtur dy ndeshjet e fundit çerekfinale play off në NBA, të dyja në Konferencën e Lindjes, duke përcaktuar edhe dy ekipet e fundit që kualifikohen në fazën gjysmëfinale. Ndeshje të cilat do të nisin nesër.

Detroit mundi 116-94 Orlando në sfidën e shtatë çerekfinale, duke fituar 4-3 serinë. Një kualifikim me vuajtje për Pistons, që rikuperuar disavantazhin 2-3 me ndeshje. Cuninngham me 32 pikë e Harris me 30 pikë u dallua për vendasit, ndërsa 38 pikët e Banchero për Orlando nuk mjaftuan.

Në ndeshjen e shtatë çerekfinale mes Cleveland dhe Toronto, skuadra e Cavaliers fitoi 114-102 ndaj asaj kanadeze, duke triumfuar 4-3 në serinë e takimeve mes tyre. Gjashtë lojtarë të Cleveland realizuan mbi 12 pikë, duke bërë diferencën në fushë (Allen e Mitchell nga 22 pikë secili).

Konferenca e Lindjes, çerekfinale

(1-8), Detroit – Orlando, 116-94 (4-3)

(2-7), Boston – Philadelphia, (3-2)

(3-6), New York – Atlanta, (3-2)

(4-5), Cleveland – Toronto, 114-102 (4-2)

Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale

(1-4), Detroit – Cleveland

(2-3), New York – Philadelphia

Konferenca e Perëndimit, çerekfinale

(1-8), Oklahoma – Phoenix, (4-0)

(2-7), San Antonio – Portland, (4-1)

(3-6), Denver – Minnesota, (1-3)

(4-5), Lakers – Houston, (3-2)

Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale

(1-4), Oklahoma – Lakers

(2-3), San Antonio – Minnesota

Lajme të tjera

Lajmet e fundit