“Do të ishte shpëtimi i Milan-it”, Capello këshillon Fonseca-n: Një lojtar s’do e hiqja kurrë nga formacioni

20 Korrik 2024
12:01
Denis Hakanaj
back button

Gjatë një interviste të dhënë për Gazzetta dello Sport, Fabio Capello ka folur për Fofanan dhe nëse ai mund të mbushë boshllëkun në mesfushën e Milanit:

“Unë do të thosha po. Më shumë se të jetë një regjisor, Fofana është një digë. Një balancues.

“Dikush që mund të veprojë si një mburojë dhe të mbushë boshllëkun që u shfaq sezonin e kaluar. Me shtimin e tij, Milani do të zgjidhte një problem të madh. Gjithashtu sepse, e përsëris, ai nuk është mesfushor organizator.

“Loftus-Cheek? Unë besoj se ai duhet të luajë në mes, në pozicionin ku shënoi 10 gola me Chelsean e Sarrit gjatë sezonit 2018-19. Ai duhet të kthehet atje.

“A do të ishte lëvizja vendimtare? Ai ka fuqi dhe një nuhatje të shkëlqyer në depërtime. Mesfusha e Milanit do të varet nga kjo lloj zgjidhje taktike.

“Reijnders dhe Bennacer, kë të heq? Reijnders që pashë në Kampionatin Europian ishte i jashtëzakonshëm. Ai e ngriti nivelin në mënyrë sensacionale. Pashë të gjitha ndeshjet e Holandës, ai ishte vërtet fantastik. Një si Tijjani nuk do ta hiqja kurrë nga formacioni”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit