Lionel Messi foli sërish për rivalitetin e gati dy dekadave me Cristiano Ronaldon në futboll, sidomos kur të dy luanin në La Liga, me Barcelonën dhe Real Madridin: “Ajo që ndodhi ishte një rivalitet i bukur sportive. Ishte diçka natyrale në botën e futbollit. Unë isha te Barcelona dhe ai te Real Madridi, teksa konkuronim për gjithçka, si kolektivisht ashtu edhe individualisht, ndaj njerëzit gjithmonë na krahasonin.
Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë e mirë dhe me respekt, gjithçka që ndodhi ishte thjesht rivalitet sportiv. Nuk kishte asgjë personale. Nuk takoheshim shpesh, përveç ndeshjeve ose ceremonive të çmimeve, por gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira. Tani jemi në etapa të ndryshme të jetës sonë, por ajo që ndodhi ishte një rivalitet i bukur sportiv”.
Ikona e Argjentinës, Lionel Messi, ka veçuar Francën, Spanjën, Brazilin dhe Portugalinë si kandidatët kryesorë për ta fituar Kupën e Botës 2026, duke insistuar se “Albiceleste” nuk janë favoritë absolutë, pavarësisht se shkojnë si kampionë në fuqi:
“Duhet ta kuptojmë se ka edhe favoritë të tjerë përpara nesh, ekipe që po vijnë në formë më të mirë. Franca po duket sërish shumë e fortë, me kaq shumë lojtarë të nivelit të lartë. Edhe Spanja. Brazili, edhe pse prej një kohe nuk ka qenë në nivelin më të mirë, mbetet gjithmonë pretendent. Portugalia ka gjithashtu një kombëtare shumë konkurruese”.







