Inter dhe Juventus mbeten duarbosh, Roma arrin marrëveshjen me titullarin e skuadrës

5 Korrik 2026
19:37
Telesport
back button

Edhe pse i skadoi kontrata në 30 qershor, Zeki Celik nuk do të largohet nga Roma. Klubi kryeqytetas dhe mbrojtësi turk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën, bëjnë të ditur CalcioMercato.com dhe Fabrizio Romano.

Mbrojtësi i djathtë turk ishte një titullar i rregullt për Romën në sezonin e kaluar, ku u aktivizua në 43 ndeshje nga 45 në total, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kualifikimin e verdhekuqve në Champions League. Marrëveshja është arritur për një kontratë për 3 vite dhe një rrogë 3 milionë euro në sezon.

Rinovimi i Celik me Romën, ka lënë duarbosh Interin dhe Juventusin. Dy klubet e mëdha të Serie A, ishin gati të transferonin mbrojtësin turk si lojtar të lirë, por ai zgjodhi të vazhdojë me kryeqytetasit. Nga momenti në moment pritet që Roma të dalë me një njoftim zyrtar për marrëveshjen e re me Celik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit