“Nëse dëgjon kritikat…”, Cristiano Ronaldo me një këshillë të artë për Lamine Yamal

5 Korrik 2026
20:56
Telesport
back button

Në konferencën e sotme për shtyp, dy ditë para përballjes me Spanjën, foli Cristiano Ronaldo për Portugalinë. Ndër të tjera, kapiteni portugez nuk kurseu lëvdatat për Lamine Yamal, por i dha atij edhe një këshillë të vlefshme për të ardhmen.

“Ai po bën shumë mirë dhe ka një të ardhme të ndritur. Sa më i përgatitur të jesh, aq më mirë do t’i mbijetosh një karriere të gjatë. Nëse dëgjon kritikat, je i humbur. Ka kritika konstruktive dhe kritika që synojnë të të shkatërrojnë.

Ai gjithashtu duhet të përqendrohet te njerëzit që e duan”, tha Ronaldo. Por, kapiteni i portugezëve nuk u ndal vetëm te Lamine Yamal, por foli edhe për pjesën tjetër të Spanjës.

“Spanja ka shumë talent brenda ekip; nuk mund të veçosh asnjë lojtar. Ka breza shumë të mirë lojtarësh. Ata janë gjithmonë pretendentë për çdo gjë. Ne duhet të kemi besim dhe guxim për të mposhtur Spanjën”, përfundoi Ronaldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit