FIFA i bën nderin e madh SHBA-së para përballjes me Belgjikën. Njësoj siç veproi me C.Ronaldon

5 Korrik 2026
20:23
Telesport
back button

SHBA ka marrë nja lajm fantastik para përballjes me Belgjikën në raundin e 1/16-ve. I përjashtuar kundër Bosnjës dhe fillimisht i pezulluar për raundin e 16-tave, Folarin Balogun do të jetë në fushë ndaj Belgjikës.

FIFA ka vendosur të pezullojë kartonin e kuq për Folarin. Edhe pse Federata Amerikane e Futbollit nuk paraqiti ankesë, duke besuar se nuk kishte baza të forta për të kundërshtuar dënimin, FIFA e ka rishqyrtuar situatën.

Organi më i lartë i futbollit mbështeti kartonin e kuq të dhënë sulmuesit amerikan, por e shndërroi pezullimin e tij prej një ndeshjeje në një sanksion të pezulluar, në përputhje me Nenin 27.

Pezullimi nuk zhduket plotësisht, por lojtari vendoset në provë për një vit. Nëse gjatë kësaj periudhe, ai e përsërit shkeljen, rikthehet pezullimi për një ndeshje me kombëtaren.

E njëjta situatë ndodhi edhe me Cristiano Ronaldon, i cili rrezikonte të humbte ndeshjen e parë me Portugalinë në fazën e grupeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit