Terzic nuk e fsheh krenarinë: E jashtëzakonshme ajo që bëmë, por nuk ka mbaruar ende

8 Maj 2024
8:32
Alfred Lleshi
back button

Edin Terzic tregoi krenarinë që ndjeu pasi skuadra e tij nga Dortmundi “vulosi” kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve dhe këmbënguli se “ëndrra nuk ka mbaruar”, pavarësisht perspektivës për t’u përballur me Real Madridin ose Bayern Munich më 1 qershor.

“Jam krenar pas këtij kualifikimi. Nëse më duhet të gjej dhe të zgjedh një fjalë, është vetëm një moment shumë krenar për ne. Jam shumë krenar për stafin tim, ekipin tim, klubin tim. Ëndrra nuk ka përfunduar ende.

Ne vuajtëm shumë, por treguam një lojë shumë të mirë jashtë fushe kundër një ekipi që është aq i fuqishëm në sulm, aq i shpejtë dhe i lëvizshëm. Ne e mbajtëm portën të pastër në dy ndeshjet, i fituam të dyja gjysmëfinalet. Është e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme ajo që bëmë.

Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme e ekipit. Ndaj PSG nuk ke asnjë shans për ta mbajtur portën e pastër, është e pamundur, por ne ia dolëm. Mendoj se parizienët kanë qenë skuadra më e mirë në pjesën e parë, për sa i përket dominimit dhe posedimit, por ne patëm rastin më të madh me Karim Adeyemi.

Pjesa e dytë ishte pasionante, donim ta mbanim portën e pastër. Bëmë gjithçka për të bllokuar krosimet dhe goditjet në portën tonë. Ishte bukur si ia dolëm me sukses”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit