Bordeaux rrezikon një fund shumë të keq, klubi historik francez drejt humnere!

23 Korrik 2024
18:45
Telesport
back button

Klubi historik francez Bordeaux njoftoi këtë të martë se ka pranuar rënien në kategorinë Kombëtare 1, që korrespondon me nivelin e tretë në futbollin Francez.Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit (DNCG) njoftoi uljen në kategori për shkak të mosrespektimit të fair-play-it financiar në fillim të muajit, por klubi premtoi të apelonte, të cilin tani e ka tërhequr.

Bordeaux njoftoi se po tërheq ankesën që do të bënte këtë të martë dhe kështu pranon sanksionin e vendosur nga gjykata e shkallës së parë. Klubi duhet ende të paraqitet para (DNCG) për të paraqitur një buxhet dhe për të garantuar një vend në divizionin e tretë, duke parë gjithashtu dështimin e mundësisë së shitjes te Fenway Sports Group.

“Edhe pse diskutimet kanë rifilluar ditët e fundit, të hënën më 22 korrik, përfaqësuesit e FSG-së i treguan Bordeaux dhe aksionerit të tij se nuk kishin ndërmend të vazhdonin procesin, pavarësisht garancive të dhëna nga disa palë të interesuara. Rrjedhimisht, në mungesë të ndonjë informacioni të ri, Bordeaux ka tërhequr ankesën e tij kundër vendimit të DNCG-së të datës 9 korrik 2024”,

“Kështu, Bordeaux pranon sanksionin e rënies administrative në Kampionatin Kombëtar 1 për sezonin 2024/2025 dhe do të thirret sërish të paraqesë buxhetin e tij në DNCG.

Periudha që pason duhet ta lejojë atë të kthehet më e fortë dhe në nivelin më të lartë. Klubi dhe aksioneri i tij sigurojnë tifozët dhe të gjithë palët e interesuara për vendosmërinë e tyre për të mbrojtur interesat e klubit”, thuhet në një deklaratë.

Sezonin e kaluar, Bordeaux përfundoi në vendin e 12-të në Ligue 2 me 50 pikë. Ata kanë qenë gjashtë herë kampionë të Francës, së fundmi në sezonin 2008/2009

Lajme të tjera

Lajmet e fundit