Inter më në fund gjen lojtarin që i duhet Inzaghi, vjen mbrojtësi polak që luan me Arsenal

24 Korrik 2024
11:29
Telesport
back button

Mes lojtarëve të ndryshëm të “ekzaminuar”, më në fund, i zgjedhuri nga Oaktree duket se është Jakub Kiwior. Pronarët e Inter nuk janë bindur me kërkesët e trajnerit Simone Inzgahi për Ricardo Rodriguez, për shkak të moshës (32 vjeç).

Për këtë arsye, klubi zikaltër ka identifikuar profilin e duhur që i duhet skuadrës dhe ai është mbrojtësi polak i Arsenal. Kiwior do të plotësojë nevojën e fundit të merkatos së Inter për këtë verë, duke përforcuar repartin e mbrojtjes.

Ish-lojtari 24-vjeçar i Spezia, i blerë nga “topçinjtë” në janar 2023, është hapur për rikthimin në Itali. Megjithatë, duhet bindur edhe klubi anglez për formulën e transferimit. Inter synon për një huazim të shtrenjtë me të drejtë blerjeje, një opsion që Arsenal nuk e pëlqejnë për momentin.

Skuadra angleze e vlerëson lojtarin afërsisht 25 milionë euro dhe kërkon të arkëtojë. Kiwior është blerë nga Spezia për këtë shumën dhe çmimi nuk ka rënë. Drejtuesit e Inter mbeten të mendimit se koha dhe ardhja e Calafiori, mund të luajë në favor të negociatave.

Gjithsesi, polaku i përgjigjet në mënyrë perfekte identikit të hartuar nga Oaktree dhe plotëson kërkesat e Inzaghit. Një mbrojtës me perspektivë, por tashmë me përvojë të mirë ndërkombëtare, i aftë për të luajtur si i treti në të majtë, por edhe si qendërmbrojtës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit