Arsenal, portieri Raya nuk ndalet me kaq: Shpresoj ta fitoj “Dorezën e Artë” edhe vitin tjetër

4 Qershor 2026
11:34
Telesport
back button

Tek Arsenal, pas zhgënjimit në finalen e Champions League, duhet të kënaqen vetëm me trofeun e Premier League. “Dëshironim dy trofe, por edhe fitimi i titullit kampion pas 22 vitesh është një arritje e madhe”, tha David Raya.

Portieri spanjoll ishte një nga protagonistët e “topçinjve” në këtë rrugëtim, duke fituar “Dorezën e Artë” për të tretin vit me radhë. “Mendoj se nuk jam vetëm unë që e meritoj këtë çmim, por i gjithë ekipi. Është çmenduri të mendosh se e fituam Dorezën e Artë tre herë radhazi”, tha spanjolli.

Raya nuk dëshiron të ndalet këtu: “Shpresoj se do ta fitojmë të katërtin. I besoj çdo lojtari. Ata ma bëjnë jetën shumë më të lehtë. Sigurisht, duhet të jem aty për ekipin, si gjithmonë. Dhe mendoj se këtë sezon kemi arritur shumë gjëra”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit