Andre Onana planifikon të kthehet në “Old Trafford” këtë verë pavarësisht interesit nga ekipe të tjera. Sipas BBC, portieri kërkon të provojë shanset e tij këtë verë me trajnerin Michael Carrick.
Portieri kamerunas e kaloi sezonin e fundit i huazuar te klubi turk i Trabzonspor. Gjithsesi, shanset që të veshë sërish fanellën e “djajve të kuq” janë të pakta, sidomos pas paraqitjes së mirë të Senne Lammens.
Belgu është bërë numri 1 i paprekshëm për United. Ai mbërriti në “Old Trafford” në fund të merkatos së verës së kaluar dhe fitoi besimin e të gjithëve. Ndaj, vështirë se Onana do të pranojë një rol si zevendësues.
Mediat shprehen se është e paqartë nëse Onana do të përfshihet në skuadër për fazën para-sezonale të Manchester United. Me shumë gjasa, klubi anglez do të kërkojë një sistemim të ri për portierin kamerunas edhe këtë verë.






