Fanella që ndryshoi historinë, Pelé del në ankand për një shifër rekord

4 Qershor 2026
13:14
Alfred Lleshi
back button

Nuk është një fanellë e zakonshme futbolli. Është simboli i natës kur lindi një legjendë. Në korrik, shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” do të nxjerrë në shitje në Nju Jork fanellën historike të veshur nga Pelé në finalen e Kupës së Botës 1958. Ky objekt vlerësohet rreth 6 milionë dollarë, që mund të bëhet një nga më të shtrenjtat ndonjëherë për një futbollist.

“NUk është thjesht një fanellë, por veshja e një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave në natën kur nisi mbretërimi i tij”, – ka deklaruar “Sotheby’s”. Fanella është ruajtur me kujdes për mbi 60 vite dhe pritet të shkaktojë garë të fortë mes koleksionistëve.

Më 29 qershor 1958 në Stokholm, Pelé vetëm 17 vjeç udhëhoqi Brazilin drejt titullit të parë botëror, duke shënuar dopietë në finalen ndaj Suedisë dhe u bë golashënuesi më i ri në historinë e Kupës së Botës.

Kjo fanellë është pjesë e ankandit “The Beautiful Game”, që zhvillohet nga 29 qershor deri më 16 korrik. Synimi është të sfidojë rekordin e fanellës së Diego Armando Maradonës, “Hand of God”, e shitur për 9.3 milionë dollarë më 2022. Në ankand përfshihet edhe një figurinë e rrallë e Pelé nga viti 1958, me vlerë mbi 150 mijë dollarë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit