Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertën në Vlorë ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Abissnet Superiore. Verdheblutë gjetën avantazhin që në minutën e 5-të, ku i zakonshmi Jonathan Lajthia shënon me kokë, pas një krosimi në zonë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Elbasanin.
Vlonjatën e nisin me vrull pjesën e dytë. Fillimisht, ka një goditje dënimi në zonë për Flamurtarin që ekzekutohet nga heralnd Marku, por ka prekje të topit me dorë dhe pas disa minutash rishqyrtim pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.
Godet Marku, pret portieri i Elbasanit Janaçek, por penalltia përsëritet pas Lajithia u fut në zonë para kohe. Godet sërish Marku dhe sërish pret Janaçek. Në minutën e 63-të, Elbasani gjen golin e dytë. Pas një goditje dënimi, Klevis Kasa godet me kokë, por portieri i Flamurtarit, Aleksovski, nuk e kontrollon topin siç duhej dhe aty përfiton Lajthia që shënon goline dytë personal dhe të dytin për verdheblutë.
Në minutën e 66-të, Flamurtari ngushton shifrat me golin shumë të bukur të hamza Ramani, i cili pasi futet bukur në zonë e dërgon topin në rrjetë me një goditje klasi.
Në minutën e 77-të, Elbasnai humb portierin Janaçek, i cili pas një kontakti të mëparshëm me Lorenc Trashin nuk mund të vazhdojë më lojën dhe niset drejt spitalit pas një dëmtimi në dorë.
Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Elbasani fiton 1-2 dhe i bashkohet Vllaznisë në krye me nga 52 pikë. Flamurtari mbetet me Tiranën në fund me nga 24 pikë.






