Abissnet Superiore: “Paqe” në klasiken Tirana-Vllaznia, 2 gola të anulluar dhe shumë raste të shpërdoruara

11 Mars 2025
18:43
Telesport
back button

Janë luajtur sot 3 ndeshjet e mbetura për javën e 29-të të Abissnet Superiore. Në orën 13:00, Laçi prti Egnatian. Vendasit shënuan të parët me Agan Mjaki në minutën e 35-të, barazimi i miqve do të vinte në minutën e 57-të me Yahaya.

Në orën 16:00, nisi klasikja e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë, e luajtur në “Elbasan Arena”. Tirana gjeti golin dy herë në pjesën e parë, por në të dy rastet goli u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Të dyja skuadrat patën disa raste të mira për të gjetur golin, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund, ndeshja u mbyll 0-0.

Në “Niko Dovana”, Teuta dhe Elbasani u mjaftuan të dyja me një pikë, rezultati 0-0. Ditën e djeshme u luajtën dy sfidat para për këtë javë, ku Dinamo fitoi 3-1 ndaj Bylis, Skënderbeu u mund në Korçë 1-2 nga Partizani.

Renditja nuk ka shumë ndryshim nga java e kaluar, 4 vendet e “Final Four” tashmë dihen dhe vështirë se do ketë ndryshime. Elbasani duket disi i qetë në vendin e pestë, ndërsa pjesa tjetër do rivalizojnë mes tyre deri në fund për mbijetesën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit