Afron “zbarkimi” i talentit të madh ballkanas te Juventusi!

7 Maj 2024
20:28
Anton Cicani
back button

Vasilije Adzic është një nga të rinjtë që Juventus do të fokusohet në verën e ardhshme. Mesfushori malazez, i lindur në vitin 2006, është titullar i Buducnost Podgoricës, klub i Ligës së Parë malazeze me të cilin deri më tani ka shënuar pesë gola në kampionat.

Klubi i Juventusit e finalizoi blerjen e tij tashmë në janar në funksion të sezonit të ardhshëm duke qenë se Adzic është një shtetas jo i BE-së dhe duke qenë ende i mitur, ai nuk mund të nënshkruante për klubin italian.

Histori ndryshe në korrik: Adzic do të mbushë 18 vjeç javën e ardhshme dhe duke filluar nga merkato e ardhshme do t’i bashkohet Bianconerëve me një kontratë pesëvjeçare.

Javët e fundit, Mladen Milinkoviç, trajneri i Buduçnostit të Podgoricës, u shpreh kështu për Adzic: “Si Jugovic ashtu edhe Savicević kishin karrierë të shkëlqyer në Itali, ata ishin lojtarë të nivelit më të lartë. Vasilije ende duhet të bëhet lojtar i madh dhe duhet të arrijë shumë për t’iu afruar nivelit të këtyre dy lojtarëve të mëdhenj të së kaluarës.

Ishte vërtet shumë lumturi që kaloi disa ditë në Torino dhe mësova gjëra për klubin, pata ndihmë të mirë nga Vlahovic, sepse ata flasin të njëjtën gjuhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit