Në moshën 21-vjeçare, ai ka bërë tashmë mbi 100 paraqitje profesionale për Benfica-n dhe 17 për kombëtaren portugeze. Antonio Silva ka qenë në mosmarrëveshje me klubin e Lisbonës për disa kohë dhe tani ai mund të zbarkojë në Itali, veçanërisht te nje ekip: Juventus.
Agjenti i tij, Jorge Mendes, e konfirmoi këtë për Sky Sport gjatë Globe Soccer Awards në Dubai: “Ai dëshiron Juventusin dhe Juventusi e dëshiron atë. Tani është radha e Benfica-s të vendosë.
Ne kemi nevojë për pak durim, duhet të presim. Disa gjera ndryshojnë në 5 minuta gjatë merkatos, i cili është ende i mbyllur për momentin dhe do te hapet se shpejti….
Dy fjalë edhe për të ardhmen e Francisco Conceiçao qe eshte ne huazim te bardhezinjtë: “E ardhmja e tij është te Juventus. Ai është shumë i lumtur që është atje dhe klubi është gjithashtu i lumtur me të. Do të jetë një marrëdhënie që do të vazhdojë për një kohë të gjatë…”.