Salah nuk i fsheh ëndrrat: Shpresojmë ta fitojmë sërish Premier League për këtë klub

27 Dhjetor 2024
12:35
Telesport
back button

Liverpool u shkëput sërish 7 pikë nga ndjekësit në Premier League pas fitores 3-1 me përmbysje ndaj Leicester.

Pas golave të Gakpo dhe Gomez ishte sulmuesi Mohamed Salah ai që vulosi fitoren e “reds”, duke realizuar për të tretën herë në portën e “dhelprave”.

Jam i kënaqur për golin dhe fitoren, por gjëja e rëndësishme është që ne duhet të qëndrojmë të përulur”, u shpreh sot prë mediat Salah.

Ne ishim shkëputur edhe më herët, por patëm disa dëmtime dhe e humbëm avantazhin. Por tani jemi sërish mirë dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu, pa lëndime”, u shpreh Salah.

Ne duam të vazhdojmë të fitojmë. Ky është një moment delikat dhe në këtë moment mund të ëndërrojmë. Shpresojmë që të fitojmë Premier League për këtë klub, është diçka që unë ëndërroj”, tha sulmuesi egjiptian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit