Fabio Capello, në prag të derbit Inter–Milan, ka analizuar ndeshjen dhe ka lavdëruar mbrojtësin e ri të Interit, Manuel Akanji: “Ka treguar vlerë të madhe, eksperiencë dhe cilësi. Për disa aspekte është si Modric i Interit, edhe pse ende nuk ka arritur nivelin e tij maksimal. Nëse do ta blija? Po, me 30 vite mbi supe mund të japë maksimumin në Serie A, së paku edhe tri vite me siguri. Interi nuk mund të gjente lojtar më të mirë për atë rol”.
Për Massimiliano Allegri shtoi: “Ai nuk ndjek ata që flasin për futboll modern. Inteligjenca e tij është ta bëjë ekipin të luajë sipas lojtarëve që ka. Kur kopjon sistemet pa lojtarët e duhur, dështon”.
Capello vlerësoi edhe Luka Modric: “Ka inteligjencë superiore, e kupton lojën më herët dhe arrin në kohë. Futbolli italian është kaq i ngadaltë sa ai e ka lexuar topin dhe e ka mbyllur librin para se t’i vijë në këmbë”.







