Aksident i frikshëm në garat rally, makina përmbyset 7 herë pas përplasjes (video)

23 Shtator 2021
9:45
Telesport
back button

Momente paniku gjatë garave rally të zhvilluara në Rusi në eventin “Ekover-2021”. Ky është një kampionat rus i garave rally, ku gjatë etapës së parë dy pilotë janë bërë protagonistë me aksidentet e tyre.

Bëhet fjalë për pilotët e Mitsubishi, Pavel Kozlov e Yuri Kulikov, makina e të cilëve është përplasur dhe më pas është rrokullisur 7 herë në rrugë para se të ndalte. Për fat të mirë asnjë problem fizik për dy pilotët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit