Në Angli vazhdojnë thashethemet për transferimin e mundshëm të Bruno Fernandes te Al Hilal, në Arabinë Saudite. Sipas “Daily Mail”, skuadra arabe i ka dhënë një ultimatum prej 72 orësh lojtarit portugez për të vendosur nëse do të largohet apo jo nga Manchester United.
Klubi nga Riadi thuhet se është gati të rrisë pagën e lojtarit 31-vjeçar nga 280,000 stërlina në javë, shumë që merr aktualisht, në 700,000. Pra, pothuajse trefishi i asaj që ai fiton aktualisht.
Një marrëveshje me vlerë mbi 300 milionë euro, duke qenë se Al Hilal do të ofronte 100 milionë për kontratën e tij. Një kontratë 3-vjeçare për Fernandes me vlerë 200 milionë në total për tre vitet e ardhshme, duke përfshirë një shumë fikse dhe bonuse të ndryshme.
Bruno Fernandes shpjegoi ditët e fundit se nuk dëshiron të largohet nga Manchester United. Ai do at bëjë këtë gjë vetëm nëse klubi e shtyn të largohet për të mbledhur parà, duke pasur parasysh problemet buxhetore të klubit anglez.







