Alkmaar është gati për Napoli-n: mes 19 të grumbulluarve edhe djali i legjendës

21 Tetor 2020
16:02
Denis Hakanaj
back button

Ka patur shumë ankth dhe shqetësim për ndeshjen e Europa League që do të luhet të enjten në mbrëmje mes Alkmaar dhe Napoli-t për shkak të infektimeve në skuadrën holandeze.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi i Eredivisie ka bërë të ditur se do të niset drejt Italisë me 19 atletë, duke përfshirë edhe 2 të rinj mes të cilëve është djali i Gullit.

Kështu, do të jetë edhe 19-vjeçari Maxim Gullit në përbërje të skuadrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit