Allegri i druhet Romës: Disfata europiane e ka zemëruar, pres një ndeshje të komplikuar

4 Maj 2024
14:29
Alfred Lleshi
back button

Të mundë Romën për t’u kualifikuar matematikisht në Ligën e ardhshme të Kampionëve dhe kështu do të fokusohej pastaj në finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës. Ky është objektivi i Juventusit, që do të luajë nesër në mbrëmje në “Olimpico” kundër verdhekuqve.

“Ne u afruam, pastaj do të shohim nesër nëse mund t’iu rikthehemi fitoreve. Roma ka cilësi të shkëlqyera teknike. Do të jetë një ndeshje magjepsëse, por e vështirë dhe e ndërlikuar, – shpjegoi Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp. – Unë mendoj se Roma është e zemëruar nga disfata e mesjavës ndaj Leverkusenit, ndaj do të dëshirojë të luajë një ndeshje të madhe”.

A do të jemi në gjendje ta shohim Weah përsëri nga minuta e parë nesër?
Ai bëri një lojë të mirë. Në këtë periudhë është më mirë dhe nesër mund të luajë nga minuta e parë. Alex Sandro dhe Kenan Yildiz nuk do të jenë gati, pasi kanë gastroenterit.

Pse McKennie luan më pak?
Këto janë momente në të cilat trajneri duhet të bëjë zgjedhje. Është e trishtueshme të mos e kemi Yildiz nesër, por Kean është mirë. Milik, pas golit të tij në Kupën e Italisë, është gjithashtu mirë. Cambiaso është një lojtar inteligjent dhe tani të gjithë kemi nevojë për të.

De Rossi tha se ka respekt për Allegrin. A ju pelqen? A mendoni se ai është i zemëruar për humbjen në Evropë?
E falënderoj Daniele për fjalët e tij, ndër të tjera kam luajtur me babanë e tij në Livorno. Që kur ka qenë te Roma, ka treguar zgjuarsi taktike. Është një trajner i ri, që sapo e ka nisur rrugëtimin. Mendoj se mund të ketë një karrierë të mirë. Roma është e zemëruar dhe do të dëshirojë të luajë një ndeshje të shkëlqyer ndaj nesh.

Sa juventin ndiheni ju?
“Unë jetoj në Torino prej 10 vitesh tani dhe kam pasur fatin të jem pjesë e kësaj familjeje dhe klubi të madh. ADN-ja e çdo klubi duhet respektuar gjithmonë.

Me De Rossin është gjithashtu një sfidë brezash. Shumë ish-lojtarë të Juves luajnë tani te Roma…
Ne kujtojmë gjithmonë një ekip të paharrueshëm, është e drejtë ta kujtojmë atë me dashuri. Huijsen është një lojtar i ri. Dybala është lojtar i jashtëzakonshëm në nivel teknik. Paredes nuk bëri mirë vitin e kaluar, por askush nuk i vë vlerat e tij në pikëpyetje.

A ndikon rezultati i Bologna te ju?
Për sa i përket rezultatit, ne jemi përpara dhe duhet të marrim pikët maksimale në ndeshjen e nesërme. 65 pikët tona nuk janë të mjaftueshme për Champions League. Bologna pati një sezon të mrekullueshëm, askush nuk e priste.

Si e keni parë Vlahovic?
Unë fola me Dusan, ashtu siç fola me të gjithë. Për më tepër, e pashë mirë gjatë javës, si të gjithë sulmuesit. Kur shënon në ndeshjet e kontrollit brenda grupit është një shenjë e mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit