Allegri kritikon mbrojtjen: E patolerueshme të lësh gola të tillë

14 Dhjetor 2025
15:45
Telesport
back button

Barazimi 2-2 me Sassuolo nuk qe rezultati që priste Allegri sot. Trajneri i Milanit kritikoi mbrojtjen pa përmendur emra.

“Nuk mund t’ia falim vetes të tolerojmë gola të tillë. Goli i parë erdhi kur topin e kishim në zotërim. Në të dytin, kundërshtarët penetruan në zonë me vetëm dy pasime. Gjithsesi, objektivi është Top4, kështu që vazhdojmë”, deklaroi Allegri.

Si gjithmonë, ai ul pritshmëritë dhe presionin duke u shprehur se ky Milan nuk është i ndërtuar për të fituar titullin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit