Amorim mesazh talentit anglez: Ai duhet të luftojë për vendin e tij te Manchester United

2 Shtator 2025
10:05
Telesport
back button

Ruben Amorim thotë se beson te Kobbie Mainoo më shumë sesa mendojnë njerëzit. Gjithsesi, trajneri portugez dëshiron që mesfushori i ri anglez të luftojë për vendin e tij te Manchester United.

Pres shumë nga Kobbie Mainoo këtë sezon“, tha Amorim, duke folur për “Sky Sports” pas përfundimit të merkatos së verës.

Njerëzit mendojnë se ndonjëherë duhet thjesht të japësh. Unë mendoj se është e rëndësishme që Kobbie të luftojë për vendin e tij. Unë besoj shumë te Kobbie, më shumë se sa mendojnë të gjithë”, shtoi Amorim.

Ai po luan në një pozicion, po lufton me Bruno Fernandes për fanellën e titullarit te United. Ndoshta ata edhe mund të luajnë së bashku. Ne duhet ta përmirësojmë atë pozicion dhe mund ta shihni në të ardhmen”, deklaori Ruben Amorim.

Në fund, trajneri portugez i dërgon një mesazh të qartë talentit 20-vjecar anglez për të ardhmen: “Pres më të mirën nga Kobbie, njësoj si të gjithë të tjerët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit