Trajneri Ruben Amorim ka pranuar se Manchester United është në një luftë për të shmangur rënien nga Premier League. Deklaratë shokuese e trajnerit të “djajve të kuq”, që vjen pas humbjes së tyre 0-2 ndaj Newcastle në “Old Trafford”.
Amorim, për mediat e pranoi këtë fakt, duke u shprehur: “Lufta për mbijetesë tani është me të vërtetë e qartë. Është një nga momentet më të vështira në historinë e Manchester United dhe ne duhet ta trajtojmë atë me ndershmëri”.
“Kur ke momente të tilla, veçanërisht në klubet e mëdha, është vërtet e vështirë të ndryshosh gjërat, veçanërisht kur nuk ke shumë kohë për të stërvitur dhe për të përballuar momentet e vështira”, shtoi trajneri portugez.
“Ne duhet të pranojmë pozicionin tone dhe mënyrën se si do ta shohim tani e turje këtë sezon Premier League. Të gjithë mund të mposhtin të gjithë. Kështu që ne duhet të angazhohemi dhe të fokusohemi në mbijetesën”, tha Ruben Amorim.
“Newcastle e meritoi fitoren, ishin ekipi më i mirë dhe filluan shumë fuqishëm. Ishte shumë e vështirë për ne që ta kthenim rezultatin atë pasi pësuam golin e parë. Lojtarët vuajtën shumë në fushë dhe ishte vërtet e vështirë”, tha Amorim.







