Ancelotti: Titulli në La Liga është në duart e Barcelonës, do të shkojmë me besim për t’i mundur

5 Maj 2025
8:25
Telesport
back button

Real Madrid mundi 3-2 Celta Vigo dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi për të ruajtur diferencën prej katër pikësh me Barcelonën. Ndërkohë që, fundjavën e ardhshme do të luhet pikërisht sfida mes tyre, “El Clasico”.

Carlo Ancelotti, trajneri i madrilenëve, deklaroi: “Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, vendimtare ose pothuajse. Nëse fitojmë, do të bëjmë një hap të rëndësishëm, por La Liga është në duart e Barcelonës. Do ta luftojmë”.

Duke iu rikthyer finales së Kupës së Mbretit, humbur në kohën shtesë, ai shtoi: “Finalja e humbur në Sevilje ishte shumë e vështirë. Nuk duhet të shpikim asgjë. Duhet të jemi seriozë. Do të shkojmë me gjithë besimin në botë“.

Mbi evolucionin e Arda Guler, tha: “Përparimi i tij është i natyrshëm. Ai ka cilësi dhe punon shumë. Guler i shtatorit nuk është i njëjtë me atë të sotshmin. Ai ka ndryshuar shumë fizikisht, falë punës dhe përkushtimit të tij”.

Unë kam përgjegjësinë ta menaxhoj skuadrën sa më mirë të jetë e mundur, jo një lojtar të vetëm. Kjo ndikon te disa më shumë se te të tjerët. Këtu duhet të jesh në stol për t’u bërë titullar, vitin tjetër ai do të bëjë më mirë. Arda Guler ka profilin për të qenë titullar”, tha Ancelotti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit