E ardhmja e sulmuesit spanjoll Ansu Fati është larg Barcelonës. Anësori i majtë 22-vjeçar spanjoll ka pasur pak hapësirë dhe pak besim nga trajneri Hansi Flick këtë sezon, duke qenë vetëm 3 herë titullar.
Sipas ESPN, ai aktualisht është në bisedime me Monaco për të përfunduar marrëveshjen. Ansu Fati është autorizuar nga klubi katalanas të largohet këtë verë, megjithëse kontrata e tij është deri në vitin 2027.
Sipas raporteve, Monaco dëshiron të mbyllë marrëveshjen në huazim, me një opsion për ta bërë lëvizjen e përhershme në vitin 2026, me Ansu Fati të hapur për t’u bashkuar me klubin e Ligue 1, i cili mund t’i ofrojë atij mundësinë për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm.
Për transferimin e lojtarit, Flick tha: “Ai ka kontratë dhe do të jetë ai që do të marrë vendimin. Për mua, ky është vendimi i tij. Nëse dëshiron të flasë me mua unë jam gati”.







