Në moshën 21-vjeçare, ai ka grumbulluar mbi 100 paraqitje si profesionist me Benfikën dhe plot 17 ndeshje me kombëtaren e Portugalisë. Prej kohësh Antonio Silva është në konflikt me klubin e Lisbonës dhe tani mund të zbarkojë në Itali, veçanërisht te Juventusi.
Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, Jorge Mendes, për mikrofonët e “Sky Sport”: “Ai dëshiron Juventusin dhe Juventusi e dëshiron atë. Tani i takon Benfikës të vendosë. Duhet pak durim, duhet pritur disa ditë.
Janë gjëra që ndryshojnë për 5 minuta gjatë merkatos, e cila për momentin është ende e mbyllur. Ai është një lojtar i rëndësishëm, për të kanë pasur interes disa klube, por le të shohim çfarë do të vendosë Benfika, e cila ka fjalën e fundit”.
Dy fjalë edhe për të ardhmen e Francisco Conceiçao: “E ardhmja e tij është te Juventusi. Ai është shumë i lumtur që luan atje, edhe klubi është i kënaqur me të. Do të jetë një marrëdhënie që do të vazhdojë për shumë kohë”.







