Arsenal gjen zëvendësuesin e Saka, vjen sulmuesi që “fundosi” United dhe po shkëlqen në Premier

27 Dhjetor 2024
13:15
Telesport
back button

Pas dëmtimit të sulmuesit Bukayo Saka, që pritet të mungojë deri në shkurt, tek Arsenal ka nisur puna për gjetjen e një zëvendësuesi. I pari në listën e trajnerit Mikel Arteta është sulmuesi brazilian Matheus Cunha.

25-vjeçari, që luan me Wolves në Premier League, kosndierohet si elementi i duhur, lajm që konfirmohet nga “Daily Telegraph”. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Wolves dhe kostoja e kartonit të tij është 50 milionë euro.

“Topçinjtë” synojnë ta sjellin Cunha që në janar, por duket se klubi i tij po pret edhe oferta të tjera. Interesi për brazilianin është i madh, teksa këtë sezon ka realizuar 10 gola në Premier League në 18 ndeshje.

Lidhja e Arsenal me Cunha vjen gjithashtu edhe me dëmtimin e Raheem Sterling, ndaj dhe opsionet e Arteta në repartin e avancuar janë të kufizuara. Klubet janë në bisedime për të mbyllur një marrëveshje që në ditët e para të janarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit