Pas tri vitesh radhazi e renditur në vendin e dytë në Premier League te skuadra e Arsenal janë duke bërë disa modifikime që synojnë t’i japin ekipit të trajnerit Mikel Arteta titullin e shumëpritur.
Kështu, klubi ka konfirmuar se janë në bisedime me Thomas Partey për rinovimin e kontratës së tij. Mesfushori 31-vjeçar ganez, pas 52 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në të gjitha garat (4 gola dhe 3 asist) ka një kontratë që skadon më 30 qershor dhe “topçinjtë” kanë vendosur ta mbajnë në Emirates.
Për sa i përket Raheem Sterling dhe Neto, përkatësisht anësori sulmues anglez dhe portieri brazilian, ata do të largohen nga Arsenal. Ata do të kthehen në klubet e tyre përkatëse në fund të huazimeve, përkatësisht Chelsea dhe Bournemouth.
Si transferim i lirë do të largohet Kieran Tierney. Mbrojtësi i majtë skocez, 27-vjeç, mund të shkojë te Celtic, në klubin e fëmijërisë së tij pas nënshkrimit të një parakontrate.







