Arsenali ka bërë ofertën hapëse për Raphinha, sipas Football 365.
Braziliani nuk ka arritur t’i përmbushë pritjet që kur iu bashkua Barcelona-s nga Leeds United disa vera më parë.
Raphinha humbi vende në hierarki pas rritjes së yllit Lamine Yamal në sezonin 2023-24.
27-vjeçari pati një sezon të respektueshëm me 13 gola dhe 10 asiste nga 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet, por e ardhmja e tij mbetet në dyshim.
Topçinjtë po planifikojnë të përfitojnë nga situata dhe tashmë kanë ofruar 34 milionë sterlina për brazilianin.
Megjithatë, gjigantët katalanas shpresojnë të mbledhin më shumë se 50 milionë sterlina nga shitja e tij.
Chelsea po shikon gjithashtu me interes Raphinha-n, megjithëse ende nuk ka paraqitur një ofertë.







