Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij pas fitores 1-0 ndaj Milan në miqësore. “Është mirë të fitosh dhe ta bësh këtë gjë duke mos pësuar gol”, tha trajneri spanjoll.
“Në përgjithësi, ishte një performancë shumë e mirë, një performancë shumë e qëndrueshme gjatë gjithë ndeshjes. Kishim shumë ndryshime, kemi parë lojtarët që po luajnë në një nivel shumë të lartë“, tha më tej Arteta.
Trajneri i Arsenalit e pa miqësoren me Milan si një mundësi për të testuar disa nga yjet e tij të rinj ndërsa ndeshja zhvillohej. Topçinjtë kaluan mbi 25 minuta duke luajtur me dy 15-vjeçarë në fushë, Max Dowman dhe Marli Salmon.
“Një gëzim i madh gjithashtu të shohësh kaq shumë fëmijë të rinj që luajnë në moshën 15, 16, 17 vjeç duke performuar në atë nivel. Në përgjithësi ata luajtën shumë mirë“, shtoi Arteta.
“Mendoj se tani do ta shqyrtojmë ndeshjen, do ta shqyrtojmë secilin individ, si është ai para së gjithash, fizikisht, sepse u kemi vënë shumë ngarkesë dhe kërkesa. Do të vazhdojmë ta zhvillojmë ekipin në drejtimin e duhur, do të mbështesim dhe do të ruajmë gjërat shumë të mira që po bëjmë aktualisht, si dhe ndryshimet dhe përmirësimet që mund të bëjmë“, përfundoi Arteta.







