Arteta: Meritonim fitoren, jam i zhgënjyer nga barazimi dhe golat e pësuar

10 Nëntor 2025
13:00
Telesport
back button

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, nuk e fshehu dëshpërimin për barazimin 2-2 kundër Sunderland në Premier League. Një rezultat që i dha fund një serie prej 10 fitoresh në të gjitha garat dhe serisë së tyre prej tetë ndeshjesh radhazi pa pësuar gol.

U zhgënjeva sepse nuk dua të pësoj gol. Ai gol e vuri ndeshjen në një pozicion të vështirë. Ndjesia e fundit është zhgënjim dhe frustrim sepse donim tre pikët dhe duhet të përballojmë një ndeshje vërtet të vështirë“, tha Mikel Arteta.

Duhet të merremi me situata që janë padyshim të vështira për t’u përballuar. Ata luajtën shumë mirë, ne pranuam një gol që nuk është në standardet tona. Skuadra reagoi mirë, treguam personalitet dhe guxim, shënuam 2 gola dhe e dominuam plotësisht ndeshjen”, shtoi trajneri spanjoll.

Më tej, Arteta komentoi: “Në minutat e fundit patëm një tjetër shans të madh me Calafiori dhe Merino për ta fituar ndeshjen, gjë që mendoj se e meritonim. Nuk ndodhi, por tregon se çfarë kemi bërë në 10 ndeshjet e fundit. I kemi fituar ato pa pësuar gol, me shumë mungesa gjë që tregon sa e vështirë është Premier”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit