Mikel Arteta po kërkon të përsërisë një transferim tipik Real Madrid-Arsenal si ai i Martin Odegaard vite më parë. I preferuari i radhës i trajnerit është Arda Guler.
19-vjeçari la Turqinë për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu” për 20 milionë euro në vitin 2023, por deri tani nuk ka minutazhin që ëndërronte.
Carlo Ancelotti duket se nuk ka besim tek ai, të paktën jo aq sa për t’i dhënë mundësinë të luajë më shumë se 20 minuta.
Edhe pse turku ka kontratë deri në vitin 2029, ka gjasa që Real Madrid të mendojë huazimin e tij në merkaton e janarit. Këtu hyn në lojë Arteta, i cili do ta mirëpriste në Londër.