As Pelé dhe as Maradona, askush nuk barazohet me sulmuesin që e kishte “të ndaluar” të dilte nga zona

9 Qershor 2026
14:55
Alfred Lleshi
back button

Ai nuk ngrinte tifozët në këmbë me driblime “alla Pelé” dhe as me aksione nga mesi i fushës “alla Maradona”. Madje, shpesh i mjaftonte vetëm një prekje për të qenë vendimtar. Për vite me radhë, shumë e konsideruan një sulmues “të kufizuar”, futbollist të një epoke tjetër. Megjithatë, Miroslav Klose zotëron një rekord që çdo lojtar do të ëndërronte ta kishte.

5 gola në Botërorin 2002, 5 të tjerë më 2006, 4 më 2010 dhe 2 më 2014. Plot 16 gola në total, që e bënë golashënuesin më të mirë në historinë e Kupës së Botës. Fakti më i pabesueshëm? Të gjithë golat i shënoi brenda zonës.

Klose realizoi 71 gola në 137 ndeshje me Gjermaninë dhe u tërhoq në moshën 38-vjeçare, sepse “nuk e njihte më futbollin”: “Sot lojtarët e rinj mendojnë për gjëra të tjera. Kur isha fëmijë mendoja vetëm për stërvitjen dhe futbollin.

Tani ata mendojnë fillimisht për makinat, sponsorët dhe këpucët e reja. Vetëm më pas vjen futbolli. Për ta, imazhi është gjëja më e rëndësishme. Për mua rëndësi kishte vetëm futbolli i pastër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit