Asllani lavdëron Lautaron: Sa mirë që kemi një kapiten të tillë, na shtyn përpara në momentet e vështira

20 Janar 2025
8:41
Alfred Lleshi
back button

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, foli për mikrofonat e DAZN pas fitores 3-1 në “San Siro”, ndaj Empolit.

Sa të shërbyen këto 90 minuta të tilla?
Fitorja ishte ajo që kishte rëndësi. E njoh mirë Empolin, kur vijnë këtu nuk humbasin rastin për të luajtur mirë. Në pjesën e dytë e zgjidhi Lautaro, jemi të lumtur për këto 3 pikë.

Sa e bukur është të kesh Lautaron si kapiten?
Jemi të lumtur që kemi një kapiten të tillë, në momente të vështira na jep shtysën e nevojshme.

Asistin e tij, argjentinasi e ktheu në gol. Pas ndeshjes, Lautaro foli me superlativa për Asllanin: “Kam menduar gjithmonë të përmirësohem, që kur kam luajtur futboll. Gjithmonë tentoj të përmirësohem. Këtë mentalitet dua t’ia përcjell Asllanit dhe lojtarëve të rinj në çdo stërvitje. Asllani gjithmonë bën më të mirën, jep shpirtin në fushë dhe ne të gjithë duhet të jemi të tillë.

Kemi nevojë për lojtarë të tillë në dhomat e zhveshjes, njerëz që japin më të mirën e tyre. Pastaj gjërat mund të shkojnë gjithmonë mirë, ndoshta edhe keq, por këtu të gjithë duhet të japim 100%. Asllani e jep, të gjithë e bëjnë. Ata që luajnë për Interin japin 100%. Jemi krenarë për të gjithë bashkëlojtarët tanë”.

Në mungesë të Hakan Calhanoglu dhe Henrikh Mkhitaryan, Interi ia besoi çelësat e mesfushës Kristjan Asllanit ndaj Empolit. Zv.trajneri Farris, që i drejtoi zikaltrit nga pankina, në mungesë të të pezulluarit Inzaghi, e vlerësoi kështu shqiptarin: “Stadiumi ‘San Siro’ është një vend i vështirë për të luajtur, por ndonëse kishte disa kritika të ashpra në media për paraqitjen e tij kundër Bologna, Kristjani bëri një paraqitje shumë të mirë këtë mbrëmje dhe vërtetoi se i përket absolutisht kësaj skuadre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit