Asllani: Nuk kam asnjë ritual para ndeshjes, jam shumë i qetë dhe jap më të mirën

25 Mars 2025
6:57
Alfred Lleshi
back button

Kristjan Asllani është “truri” i lojës së kombëtares sonë. Krosimi i përpiktë për Manajn te goli i parë shërbeu për të zhbllokuar rezultatin, por edhe në vazhdim, mesfushori shqiptar i Interit ishte në lartësinë e detyrës ndaj Andorrës.

Pas fitores 3-0 u shpreh për mediat: “Rezultati ishte gjëja kryesore. Sot kishim topin, ndryshe nga transferta në Angli. Kemi luajtur rrjedhshëm që nga fillimi dhe sigurisht që arritëm të bënim mirë.

3-shja me Shehun? E gjithë skuadra ka bërë mirë. Shehu është një futbollist shumë teknik. U gjenda shumë mirë me të, luajmë thuajse njëlloj para mbrojtjes. Ai bëri një ndeshje shumë të mirë.

Pse tentoj të godas vetëm me të majtën? Nuk tentoj gjithmonë. Se di pse kur godas topi shkon ashtu larg. Duhet të përmirësohem, se kështu nuk bën.

Ritual para ndeshjes? Unë nuk kam asnjë të tillë, jam shumë i qetë dhe bëj më të mirën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit