Asllani: Vuajtëm në pjesën e parë, ata që erdhën nga pankina na ndihmuan shumë

14 Nëntor 2025
7:54
Alfred Lleshi
back button

Kristjan Asllani mori atë asist nga Uzuni, goditi fluturimthi në ecje e sipër dhe shënoi golin e çmuar ndaj Andorrës, duke siguruar ‘play off’-in e Botërorit 2026. Me statusin e ‘heroit’ në një ndeshje mjaft të vuajtur, mesfushori ynë kuqezi u shpreh shurt pas fitores 1-0: “Shënova unë, por u gëzuam të gjithë. Vuajtëm në pjesën e parë. Ata po luanin me 4-4-2.

Unë dhe Shehu kishim pak hapësira, nuk dinim ta çonim topin te sulmuesit. Çunat që erdhën nga pankina na ndihmuan dhe nisëm me topa pas shpine. Jemi të lumtur, sepse e dimë rëndësinë e kësaj fitoreje. Trajneri na komplimentoi, por besoj se do të flasim nesër dhe do ta analizojmë në detaje ndeshjen. Nuk na tha asgjë tjetër”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit