Atalanta ka barazuar “in extremis” 1-1 në transfertën kryeqytetase, duke e mbyllur vitin 2024 jo tamam në mënyrën e duhur. Megjithatë, ecuria e skuadrës së Gasperinit në këtë pjesë të parë të sezonit mbetet për “kornizë”. 40 pikët e grumbuluara në 18 ndeshje flasin qartë në këtë drejtim.
Natyrisht, barazimi i mbrëmjes së sotme ndaj Lazios nuk lë një shije edhe aq të hidhur, sepse i mban bergamaskët ende në krye të Serie A, me 41 pikë, një më shumë se zikaltrit e Simone Inzaghit, të cilët kanë një ndeshje më pak.
Pra, një mundësi më shumë teorike për Interin, që të ketë tri pikë hipotetike më shumë, pasi të luajë sfidën e prapambetur ndaj Fiorentinës. Në “Olimpico” ka vendosur goli i nigerianit Fisayo Dele-Bashiru, realizuar në minutën e 27-të, i cili u duke se iu dha vendësve tri pikë të arta.
Atalanta ka pasur kohë në dispozicion për të reaguar, por përballë bardhekaltërve solidë nuk ka bërë dot shumë. Sidoqoftë, përpjekjet e shumta janë kurorëzuar në minutën e 88-të me golin e barazimit, realizuar nga M. Brescianini.
Me këtë barazim, teksa pa t’i ikte fitorja nga duart në fund, Lazio mban vendin e katërt me 35 pikë, duke mos iu ndarë pretendentëve të tjerë. Nesër mund të ndryshojë sërish kreu i Serie A, nëse Napoli e fiton sfidën e vet të javës së 18-të të kampionatit (shkon në 41 pikë, po aq sa ka Atalanta pas barazimit të sotëm). Kujtojmë se të besuarit e Antonio Conte do të presin në stadiumin e tyre Venezia, një kundërshtar i kalueshëm në letër.
KLIKO për të parë golat e ndeshjes: