Atletico ka frikë nga largimi i Simeone, lista e kandidatëve për ta zëvendësuar është “ajka” e menaxhimit

19 Nëntor 2024
9:01
Telesport
back button

Atletico Madrid është në kërkim të trajnerit të ardhshëm. Sipas Relevo, klubi madrilen ka filluar të studiojë që tani mundësinë e zëvendësimit të Diego Simeone. “El Cholo” është ende nën kontratë deri në vitin 2027 dhe mbetet shumë popullor, por klubi madrilen dëshiron të mbrojë veten në rast se argjentinasi vendos të largohet para kësaj.

Një skenar, që sipas mediave spanjolle nuk mund të përjashtohet. Kështu, “colchoneros” tashmë kanë në tavolinë emrat e Luis Enrique (PSG), Luis de la Fuente (Spanjë), Julen Lopetegui (West Ham), Mauricio Pochettino (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe Unai Emery (Aston Villa).

Të gjithë këta trajnerë janë nën vëzhgim nga klubi madrilen, madje të kontaktuar për të drejtuar klubin spanjoll në rast se Simeone vendos të largohet. Argjentinasi (drejton që nga dhjetori 2011) e ka drejtuar Atlético në mbi 650 ndeshje zyrtare, duke u bërë trajneri i dytë me më shumë paraqitje në historinë e klubit, pas Luis Aragonés.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit