Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde, është kthyer të flasë për humbjen 4-0 të pësuar kundër Barcelona-s në La Liga.
Skuadra e Carlo Ancelotti-t u shtang më 26 tetor në shtëpi nga katalanasit. Në lidhje me atë përballje, Valverde ka thënë për Movistar+:
“Ishte shumë e dhimbshme për ne që nuk arritëm të merrnim tri pikët në fushën tonë. Duhet të pranojmë se ata ishin më mirë se ne dhe luajtën shumë më mirë”.
“Nuk besoj se ishte gjithçka e keqe për Real-in, por Barça bëri më mirë. Veçanërisht në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte e barabartë. Gjithçka ndryshoi pas golit të tyre të parë, energjia në fushë ndryshoi”.
Mesfushori uruguaian shtoi:
“Më pas shënuan goline d ytë dhe aty mbaroi gjithçka. Ata luajtën shumë mirë, e menaxhuan shumë mirë avantazhin dhe luajtën shumë mirë në Bernabeu”.







